Një hetim i përbashkët policor italiano-gjerman për grupin e krimit të organizuar ‘Ndrangheta ka çuar te arrestimi i 31 personave të akuzuar për trafikim të drogës, pastrim të parave dhe evazion fiskal sistematik si pjesë e picerive italiane dhe restoranteve në Gjermani, kanë njoftuar autoritetet, raporton Deutsche Welle.
Europol dhe Eurjoust, që koordinojnë aktivitetet e forcimit të rendit dhe ligjit në Evropë, kanë thënë se më tepër se 800 zyrtarë policorë dhe zyrtarë tatimorë janë përfshirë në operacionin në Itali dhe Gjermani. Autoritetet italiane kanë përgëzuar modelin e ri të bashkëpunimit.