Kronikë

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Descriptive Text

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Gllogoc është arrestuar një person pasi që i njëjti ka tentuar t’i godas dy prindërit e tij. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. E njëjta ka pësuar lëndime trupore.

Në Gjilan janë arrestuar dy persona për shkak të dhunës ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërkaq në Kllokot është arrestuar një burrë pasi ka rrahuar gruan e djalit të tij. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E në Zubin Potok është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.