Kronikë

Gjashtë të arrestuar në Kosovë në 24 orë për dhunë në familje

Foto: Stock

Katër raste të dhunës në familje janë lajmëruar të hënën në Policinë e Kosovës, derisa janë arrestuar gjashtë persona.

Sipas njoftimit, në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. I dyshuari ka probleme psikike dhe në vazhdimësi u ka bërë presion familjarëve tij. Me urdhër të prokurorit i ai është dërguar në mbajtje.

E, në Prizren, është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth pronës, dy të dyshuar janë fjalosur mes veti .Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Po ashtu në Prizren është arrestuar një person pasi që e ka kanosur me vdekje dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij si dhe familjarëve të tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi që janë rrahur mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, edhe ata janë dërguar në mbajtje.