Një automjet dhe një motoçikletë janë përplasur në rrugën Podujevë-Prishtinë, të martën mbrëma.
Nga aksidenti lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KOHËN.