Një vajzë katërvjeçare është gjetur pa shenja jete në mbrëmjen e sotme në një lumë fshatin Blaç të Dragashit.
Dyshohet se fëmija ishte duke luajtur me fëmijë tjerë në afërsi të lumit ka rënë në lumë. Vdekja e fëmiut është konstatuar nga mjeku i fshatit dhe njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në Komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare pa shenja jete. Mjeku i fshatit ka konstatuar vdekjen, ndërsa njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, fëmija ishte duke luajtur afër lumit me fëmijë tjerë dhe ka rënë në lumë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj për KOHËN.