Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës
Foto: Ilustrim
 

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sonte në Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.