Kronikë

Arrestohet një person për hedhje të fishekzjarrëve në kryeqytet

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve në kryeqytet.

Ndonëse është pyetur, Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin. Fishekzjarret janë hedhur në rrugën "Fehmi Agani".

“Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në stacionin policor një person, për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.