Dy persona janë arrestuar në Deçan pasi thuhet se janë rrahur mes vete. Policia e Kosovës njofton se rrahja ka ndodhur të dielën në orën 19:10, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton tutje se në Gjakovë vëllai ka sulmuar motrën e tij, pasi dyshohet se i ka kërkuar para për të blerë narkotik, pasi i dyshuari thuhet se është konsumues.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje.