Kronikë e zezë

Në Stançiq, sekuestrohen 21 katalizatorë të veturave dhe 2 kilogramë duhan

Në Stançiq, sekuestrohen 21 katalizatorë të veturave dhe 2 kilogramë duhan
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka sekuestruar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme dhe dy kilogramë duhan në fshatin Stançiq, që dyshohet se është tentuar të kontrabandohen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të veturës së një shtetasi kosovar, janë gjetur 21 katalizatorë të veturave dhe dy kilogramë duhan.