Kronikë

Katër vjet burgim ndaj të pandehurit që tentoi ta vriste familjarin me thikë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me katër vjet burgim të pandehurin L.A. që ka tentuar ta vriste me thikë një familjar të tij.

Ai akuzohet se më 8 shtator të vitit të kaluar në një fshat në Ferizaj, ka tentuar të vriste bashkëshortin e kushërirës së tij. Siç thuhet pas një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë filluar fyerjet dhe sharjet mes L.A. dhe viktimës Q.N., ndërsa në një moment L.A. e ka goditur një herë me thikë në kraharor dhe pastaj ka filluar ta godasë nga prapa, duke e goditur plotë 14 herë në pjesë të ndryshme të shpinës. Viktima i ka mbijetuar plagëve, ai ishte trajtuar për një javë.