Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë

Policia e Kosovës - SHPK

Është arrestuar një person në Mitrovicë i dyshuar për kanosje të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës.

31-vjeçari A.H. është arrestuar sot rreth orës 14:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik.

“I dyshuari, ngasës i veturës, duke i penguar dhe mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndaj të dyshuarit A.H. 31-vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i rajonit të Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.