Kronikë

Aksident në Dollc të Klinës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00.

Ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore ndërsa KOHA mëson se pas aksidentit janë krijuar kolona të gjata nga veturat.