Kronikë

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e dy veprave penale

Descriptive Text

Gjykata e Apelit në Gjilan e ka refuzuar si të pabazë ankesën e avokatit P.C., i cili dyshohet për veprën mbajtje në posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Masa e paraburgimit njëmujor do jetë deri në 13 maj të këtij viti, e cila ishte caktuar nga Gjykata Themelore.

“Gjykata e Apelit, vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartcekur ndaj tij, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprat penale, për të cilën po dyshohet, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen në liri, ai mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, duke ndikuar në prova ose dëshmitarë, ose edhe ta përsërisë atë. Gjykata konstatoj se aplikimi i ndonjë mase tjetër më të butë, në këtë fazë nuk është i përshtatshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.