Kronikë e zezë

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se u vra

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se u vra
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Komunën e Suharekës, të enjten rreth orës 23:27. Rastin në Polici e ka raportuar djali i tij, i cili ka thënë se babai ka kryer vetëvrasje.

“Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin policor.