Kronikë

Arrestohet një burrë për ngacmim seksual të një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për ngacmim seksual të një vajze të mitur.

Rasti, i cili ka ndodhur të premten në Podujevë, po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.