Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.

Sipas IPK-së, zyrtari policor i njësitit rajonal të komunikacionit në Gjilan, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ditë më herët kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor i (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit. Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” ndaj viktimës së këtij rasti (një e mitur). Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit”, thuhet nga IPK-ja.

Po ashtu zyrtari policor është suspenduar deri në fund të hetimit. Ndërsa IPK-ja ka njoftuar se do të merren edhe veprime tjera hetimore lidhur me këtë rast.