Kronikë

Kapen nëntë imigrantë në Han të Elezit

Policia është duke trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë të cilët janë kapur sot në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se automjeti ku ishin emigrantët drejtohej nga një shtetas i Serbisë.

“Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.