Kronikë

Në QKUK vdes një i burgosur

qkuk

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se të martën rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka vdekur jetë i burgosuri, R.S, viti i lindjes 1970.

I njëjti, sipas njoftimit gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.

“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë. Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.