Kronikë

Një muaj paraburgim personit që me dashje tentoi ta vriste një tjetër në Shtërpcë

arrestim

Një muaj paraburgim i është caktuar një personi për vrasje në tentativë, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I pandehurit P.S., sipas njoftimit të gjykatës, duke e goditur ne bisht sëpate një person ka tentuar ta privojë nga jeta me dashje.

“...i pandehuri më 18 prill 2021, në një fshat në Komunën Shtërpcë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.T., në atë mënyrë që pas një fjalosje, e cila kishte ndodhur derisa të njëjtit gjendeshin në shitoren e fshatit, i pandehuri paraprakisht del nga lokali, merr një shkop druri (bisht sëpate) dhe pret në anën e kundër të rrugës, derisa i dëmtuari del nga lokali dhe niset në drejtim të fshatit, i njëjti e godet dy herë me shkop druri në pjesën e kokës, me ç ‘rast si pasojë e këtyre goditjeve, i dëmtuari rrëzohet në tokë dhe pëson lëndime trupore, për çka më pas dërgohet për ndihmë mjekësore fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas edhe në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në njoftim.