Kronikë

Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vjet burgim dhe 300 euro gjobë S.R. për veprën penale vjedhje.

I pandehuri thuhet se më 5 shkurt 2018 ishte futur në një lokal ku një punëtoreje i kishte vjedhur çantën, në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe të holla.

S.R. e kishte pranuar kryerjen e veprës.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.