Kronikë

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e 2018-s në Gjakovë

Është ekstraduar nga autoritetet e Shqipërisë një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës më 14 tetor të vitit 2018, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, i ekstraduari dyshohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë” dhe “përdorim të armës apo mjetit eksplodues”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në tetor të 2018-s, në Smolicë të Gjakovës, 61-vjeçari H.A. ishte vrarë sapo kishte hapur derën e shtëpisë, si pasojë e një shpërthimi, pati thënë Policia atë kohë.