Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia identifikon të dyshuarit

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dy persona të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Kohën se nuk ka të lënduar dhe aktualisht rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë ajo.