Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Malishevë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në fshatin Shkoze, ku personi është dërguar në emergjencë, me ç’rast është konstatuar vdekja e tij.
Policia i ka thënë KOHËS se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë.
“Lidhur me rastin janë informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje . Policia vend ngjarje ka gjete armën, qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar. Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tije trupi pa jetë i viktimës merret nga IML - Prishtinë për obduksion”, thuhet tutje.
-
18 prill 2021 19:59
-
Shpërndaje në: