Kronikë

Gjendet në Viti një minë e mbetur nga lufta e fundit në Kosovë

Një person nga fshati Kabash i Vitisë ka raportuar se derisa sa ishte duke punuar në arë, pronën e tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar, minë anti tank.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i kanë konstatuar se mina është e mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Rreth orës 19:15 të ditës së shtunë, njësia e deminimit ka bërë asgjësimin e minës në vendin e ngjarjes pa incidente.