Kronikë e zezë

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari për disa mashtrime në Prishtinë

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari për disa mashtrime në Prishtinë
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:00, në stacionin policor Veriu në Prishtinë, është paraqitur personi i shpallur i kërkuar për mashtrim.

Bëhet fjalë për të dyshuarin Valton Makolli, 33-vjeçar, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.