Kronikë

Mbi 1.000 gjoba për shkelje të masave anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e Kosovës ka shqiptuar 1006 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1.339 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.