Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se ngasësi i një automjeti, për arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.