Kronikë

Rasti në Gradicë, vdiq edhe babai i 15-vjeçarit

Shiriti i Policisë

I plagosuri B.M., babai i 15-vjeçarit A.M. që vdiq ditë më parë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një armë zjarri më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, duke vdekur gjatë ditës së sotme në Klinikën Intensive në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

“Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht vdiq gjatë orëve të pasdites”, ka thënë Uka.

Incidenti kishte ndodhur më datën 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, ku në vend kishte vdekur 15-vjeçari A.M., djali i B.M.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes janë dorëzuar në Polici edhe dy autorët e dyshuar, të cilët po ashtu kanë relacion familjar, babë e bir.