Kronikë

Në Komoran babai sulmon fizikisht djalin pasi nuk kishte ndjekur mësimet online

Një fëmijë është keqtrajtuar nga babai i tij për shkak se i njëjti nuk kishte ndjekur mësimet online.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, derisa raportohet se viktima ka marrë lëndime trupore.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin”, thuhet tutje në njoftim.