Shtatë persona kanë pësuar lëndime pasi janë gjendur në një aksident trafiku.
Aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.