Kronikë

Kërkohet paraburgim për nënën në Ferizaj që keqtrajtoi fëmijët e saj

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në këtë komunë, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim që nga data 10 prill 2021.

Sipas njoftimit kjo për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 Prill 2021, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke i’u shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ nga neni 243 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.