Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Leposaviq, po kontrabandonin speca e domate

Arrestohen dy persona në Leposaviq, po kontrabandonin speca e domate
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit kanë vërejtur se dy kamionë po tentonin ta kalojnë kufirin në rrugë ilegale.

Gjatë kontrollit, njësiti policor kufitar ka gjetur se kamionët ishin të ngarkuar me 18.400 kg domate dhe 710 kg speca.