Kronikë

775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar rreth 1 mijë tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 18 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.