Arrestohen shtatë të dyshuar për bixhoz të paligjshëm dhe thyerje të masave anti-COVID
Gjatë të enjtes Policia e Kosovës është njoftuar për një rast ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ në rrugën ‘Beqir Idrizi’ Pejë.
Patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor në Pejë.
Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt. Po ashtu, të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje gjoba bazuar në Ligjin për parandalimin e COVID-19.