Kronikë

Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Deçanit

Është raportuar se një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Sipas familjarëve e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet.