Një i mitur në Lipjan ka vdekur pasi është goditur nga një veturë të mërkurën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rusinoc, derisa personi i cili e ka goditur është shqiptar por me nënshtetësi suedeze.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.