Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Gjakovë. Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar nga tre persona, të cilët pos lëndimeve trupore ia kanë vjedhur edhe tri unazat që mbante.
Policia ka njoftuar për arrestimin e njërit prej të dyshuarve për këtë rast.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur të enjten në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy burra e dy gra arrestohen në Gjakovë, dyshohen për sulm ndaj një burri dhe një polici
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë