Kronikë

Arrestohet një person pasi tentoi të futej ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi me kishte tentuar të futej në territorin e Kosovës nga ai i Serbisë përmes rrugëve malore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Muqibabë të Gjilanit, të hënën në orën 04:07, ku i njëjti kishte veturën me targa të huaja.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.