Janë gjetur dy vajzat e mitura të cilat ishin raportuar të zhdukura të hënën.
Sipas njoftimit nga Policia, nëna e tyre ka raportuar se vajzat e saj të mitura kishin dalë nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me të përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.