Kronikë

Një 48-vjeçar bie nga një ndërtesë në Veternik, vdes si pasojë e plagëve

depresioni

Një person ka ndërruar jetë të shtunën pasi kishte rënë nga një lartësi e një ndërtesë në Veternik.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima është i moshës 48-vjeçar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.