Kronikë

Mësimdhënësi në Malishevë godet nxënësin me shuplakë se “ishte problematik”

Descriptive Text

Një mësimdhënës i shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në Bubavec të Malishevës, është shoqëruar në stacionin policor të Malishevës.

Ai është raportuar për një rast me një nxënës të tijin.

Sipas dëshmisë në polici, mësimdhënësi ka goditur me shuplak nxënësin pasi ai “ishte problematik”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në stacionin policor në Malishevë është raportuar një rast që kishte ndodhur në shkollën e mesme të ulet “Dëshmoret e Fshatit” në Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar në atë lokacion dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin (te dyshuarin), i njëjti është shoqëruar ne SP,. Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës (i mitur) të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplak pasi që nxënësi ishte problematik edhe herëve tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupore. Viktima është intervistuar në prezencën e prindit dhe zyrtarit të QPS-Malishevë. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Nusret Gjurkaj, zëdhënës për rajonin e Gjakovës.