Kronikë

Dogana parandalon kontrabandimin e produkteve ushqimore në vlerë prej mbi 12.000 euro

Njësite e Doganës kanë parandaluar sot kontrabandimin e produkteve ushqimore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Dogana, njësitë kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12.000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera