Kronikë

Në Fier, bashkëshorti vret gruan 6-javëshe shtatzënë

Një krim i rëndë ka goditur një familje në Fier, të mërkurën mbrëma.

Mediat në Shqipëri, raportojnë se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij 6-javëshe shtatzënë.

Viktimë është 28-vjeçarja Irvana Hyka, e cila ka lënë dy fëmijë.

Policia shqiptare është në kërkim të të dyshuarit për vrasje, Demokrat Medinaj, 29 vjeç.

“Autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes”, shkruan Tch të enjten.