Dymbëdhjetë anëtarë të bandës më të madhe kriminele të drogës në Madrid janë arrestuar të dielën, ka njoftuar Policia spanjolle, ndërsa janë konfiskuar armë, para dhe 20 vetura luksoze, raporton “The Independent”.
Është sekuestruar një Ferrari në vlerë 250 mijë euro dhe një arsenal të armëve përfshirë revolverë dhe shpatë japoneze ndër të tjera, si dhe 700 mijë euro kesh.
Policia Nacionale e Spanjës i kishte thënë gazetarëve se banda ka qenë e njohur për dhunë ekstreme. Policët kanë zbuluar tri kama, disa armë automatike dhe 600 kilogramë kokainë gjatë një serie bastisjesh në Madrid.
Anëtarët e bandës jetonin në prona luksoze, por hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë dëshmi se ata kishin punë të ligjshme.
Organizata thuhet se ka kryer pastrim parave ndër të tjera, ndërsa anëtarët e bandës kanë përdorur emra të koduar për t’iu referuar anëtarëve tjerë të organizatës dhe po ashtu kanë përdorur apartamente për të fshehur kokainën.