Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Aeroportin e Prishtinës. Ai thuhet se ishte i testuar pozitiv me COVID-19 dhe është dërguar në vetëizolim për 14 ditë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësorë gjatë epidemisë. I dyshuari ishte me test pozitiv Covid-19, është dërguar në vetë izolim për 14 ditë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë po në Aeroportin e Prishtinës në mëngjesin e djeshëm është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Ai kishte prezantuar një leje qëndrimi të Greqisë, që dyshohet se është e falsifikuar.
Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta dhe është dërguar në mbajtje.