Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites sot në fshatin Vranidoll.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KOHËN se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë - Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.