Kronikë e zezë

Gjendet vajza e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Lipjan, dyshohet se u dhunua

Policia e Kosovës - SHPK
 

Një vajzë e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur në Lipjan, është gjetur. Siç njofton Policia, ajo ishte marrë nga një i dyshuar i cili gjithashtu raportohet të jetë i mitur.

Policia në raportin e saj 24 orësh thotë se e mitura është gjetur në banesën e të dyshuarit, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai dhe viktima janë dërguar në stacionin policor.