Kronikë

Tentim vrasje në Kaçanik e Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të tentim vrasjeve në 24 orët e fundit në Kosovë. Në fshatin Rekë në Kaçanik një person është plagosur me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të armës së kalibrit 9mm dhe një e armës AK-47.

Viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ndërsa Policia po e heton rastin dhe ende nuk ka të arrestuar.

Ndërkohë në fshatin Shillovë të Gjilanit është plagosur një person me armë. Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit, e nuk është raportuar për të arrestuar.