Kronikë

Arrestohen dy persona për kontrabandim me kafshë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë kryer veprën kontrabandim me kafshë. Dy personat janë trajtuar në raste të ndara, ku njëri është zënë në fshatin Zahaq të Pejës me një kamion ku kishte ngarkuar 10 krerë gjedhe, pa dokumente përcjellëse.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Shurdhan të Gjilanit të dielën ku një person kishte ngarkuar 9 krerë gjedhe në kamion pa dokumente adekuate.

Të dyshuarit janë liruar më pas në procedurë të rregullt.

Në Vërmicë është ndaluar një motoçiklist pasi kishte tentuar ta kalojë kufirin Shqipëri-Kosovë përmes rrugëve ilegale. I njëjti është liruar pas intervistimit.