Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur, për shkaqe ende të panjohura, ka plagosur me armë zjarri një tjetër të mitur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar dy gëzhoja nga gjuajtja me armë.
“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë, që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.